Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Arijan Aliti arrin marrëveshjen me Totenham

Arijan Aliti i lindur në vitin 2014, është një ndër portierët më të dalluar në rajon. Krahas aftësive shumë të mira si portier, ai arrin të jetë edhe golashënues , ku në karrierën e tij numëron mbi 100 gola të shënuar nga ai në kampionat dhe turne të ndryshëm. Mban rekordin e gjuajtjes së lirë, duke gjuajtur topin në 60 m distancë. Me gjatësi 1.64 m, ai është një ndër portierët më të gjatë në Europë për moshën e tij. Nga data 15.08.2024-30.08.2024 pati fatin e mirë të ishte pjesë e gjigantëve botëror të Totehnam në Londër.

Posaçërisht për të u vendosën në dispozicion trajnerët Nana Asa dhe Alkeo Bani, të cilët mbeten mjaft të kënaqur nga paraqitjet e tij. Më 30 gusht 2024 Arijani luajti një ndeshje miqësore me Charlton, në të cilën morri shumë duartrokitje dhe komplimenta për mbrojtjen e portës dhe lojën e zhvilluar. Për tu bërë pjesë zyrtare e Akademisë së Totenham është kusht që të stërvitesh 3 muaj me akademinë e tyre , por Arijani për shkak të moshës së vogël dhe obligimeve ndaj shkollës nuk mund të qëndronte më gjatë. U arrit dakordësia mes familjes , menaxherit dhe përfaqësuesve të Totenham që Arijani të bashkohet në Maj 2025 me akademinë e Totenham. Interesant është fakti që krahas ekipit të Totenham , pati një interesim edhe nga skuadra tjetër londineze e Arsenal.

Arijani vazhdon punën me ritme të larta në FC Fortuna me trajnerin e nderuar z.Safet Ademi dhe gjithashtu stërvitjet individuale me trajnerin e kombëtares u-15 së Maqedonisë së Veriut.

Së fundmi Arijani është shpallur kampion me ekipin e tij në ligën gjermane , në një turne të zhvilluar në Shkup. Në këtë turne është shpallur portieri më i mirë.

Ne i dëshirojmë shumë fat Arijanit dhe e mirëpresim bashkë me ekipin e tij në Shkodër, në turneun ‘’Autochthonous’’ për të festuar së bashku Pavaresinë e Shqipërisë.