Autochthonous Cup, registrations are open!
Marlind Jerina sulmuesi më i mirë i “Shkodra Summer Cup” 2025

Që nga Qershori i vitit 2018 “Shkodra Sport Event” është pranë sportit duke zhvilluar evente të ndryshme sportive. Pikërisht më 12-13-14 Qershor të vitit 2018 është organizuar për herë të parë “Shkodra Summer Cup” duke qënë lokomotiva e mbi 50 evente që ne kemi zhvilluar.
Në atë edicion të parë me plot emocione ne vleresuam më të mirët, të cilët u përzgjodhën nga një komision i veçantë teknik me plot emra të shquar të futbollit si pjesë të atij komisioni. Mjafton të përmendim emrat e lojtarëve të përzgjedhur si më të mirët për të kuptuar saktësinë në vëzhgim.
U vlerësuan : Golashënuesi më i mirë : Kevin Dodaj (Atletik)
Portieri më i mirë : Tomas Kiri (Vllaznia)
Mbrojtësi më i mirë : Eskid Lumçi (Rozafa)
Mesfushori më i mirë : Ensar Tafili (Vllaznia)
Sulmuesi më i mirë : Kristi Bespalla (Arena Shijak)
Lojtari i së ardhmes : Kevin Dodaj (Atletik)
Pak ditë më parë, pikërisht më 13-14-15 Qershor 2025 u përmbyll edicioni i tetë i turneut ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup” 2025 me një ceremoni madhështore në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndër fëmijet e talentuar u përzgjodh edhe një futbollist me shumë të ardhme. Bëhet fjalë pikërisht për futbollistin e talentuar Marlind Jerina i ekipit Atletik Klub Shkodra.
Marlindi është i lindur në Shkoder , më 6 shkurt 2014 ne një familje që sportin e kishte gjithmonë kryefjalë të diskutimeve në shtëpi. Hapat e parë i hedh me ekipin e Atletik që në moshën 5 vjeçare me trajnerin Eder Zmijani, e prej dy vitesh trajnohet nga trajneri Erion Mandi.
Marlindi bëri një paraqitje të shkëlqyer në “Shkodra Summer Cup” 2025 duke u vleresuar si sulmuesi më i mire i këtij turneu ndërkombëtar. Ai është lojtar i kompletuar në çdo aspekt. Ka cilësi të larta teknike dhe zbaton mjaft mirë detyrat taktike. Marlindi është një lojtar i zgjuar, i qetë, shumë i edukuar , i dashur me shokët e ekipit dhe kundërshtarët. Dallohet edhe për egon pozitive për tu bërë futbollist i niveleve europiane.
Shkodra Sport Event i uron Marlindit suksese në karrierën e tij futbollistike!





