Përmbyllet me sukses “Shkodra Summer Cup 2025”

Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqaten Rajonale të Futbollit Shkodër, Federaten Shqiptare të Futbollit , Bashkinë Shkodër dhe Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër kanë organizuar edicionin e 8 të turneut “Shkodra Summer Cup” 2025 . Ky edicion mblodhi në Shkodër 46 ekipe të përzgjedhura nga Shqipëria, Kosova , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bujanoci, Italia, Nigeria dhe Gana për moshat nga U-9 deri në moshën U-19. Ky aktivitet kishte mbi 1000 pjesëmarrës duke zgjatur 8 ditë, i zhvilluar në 6 stadiume të ndryshme duke pasur si qëllim promovimin e futbollit , socializimin e sportistëve mes tyre, por edhe karrieren e tyre sportive ku mbi 20 agjent apo agjensi scoutingu ishin te pranishëm në këtë turne prestigjoz.