Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Historike për arbitrat e Shkodrës, Dritan Salaj anëtar i KE së BASHF

Që nga edicioni i pare i Shkodra Summer Cup në vitin 2018, organizuar nga Shkodra Sport Event, Kolegjiumi i Arbitrave Shkodër me kryetar z.Dritan Salaj ka mbështetur organizimet tona.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar mblodhi më datë 08.12.2022 Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, ku morën pjesë të gjithë delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin në prezencën edhe të përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kolegjiumi i Arbitrave Shkodër u përfaqësua nga delegatët : Jetmir Podgorica, Bekris Dragusha dhe Ditmir Grimci.

Krahas analizës së punës gjatë periudhës së deritanishme të shoqatës së arbitrave të futbollit shqiptar, me raportin e imtë të Presidentit të BASHF, Tahir Kastrati, u zhvillua edhe procesi zgjedhor për mandatin e ardhshëm.

Pas ngritjes së Komisionit të Verifikimit u procedua me pikën kryesore të rendit të ditës, që ishte zgjedhja e Presidentit të BASHF. Kandidat i vetëm për këtë post ishte z.Tahir Kastrati, i cili në përfundim të votimit u zgjodh sërish president edhe për një mandat tjetër, duke marrë mbështetjen unanime nga të gjithë delegatët e pranishëm në mbledhje.

Më pas u vijua me pikën tjetër të rendit të ditës, zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të BAFSH ku në garë ishin tetë kandidatë për katër vende. Pas votimit u zgjodhën katër anëtarë e rinj të KE-së të cilët janë Ervis Peza, Sokol Avdo, Dritan Salaj dhe Idriz Gashi.

Zgjedhja e Dritan Salajt, i cili mban postin e Kryetarit të Kolegjumit të Arbitrave të Futbollit Shkodër, në Komitetin Ekzekutiv të BAFSH, është një risi për qytetin verior, pasi prej rreth 30-të vitesh, Shkodra nuk ka qënë e përfaqësuar në forumet drejtuese.

Shkodra Sport Event  i uron suksese kësaj kryesie dhe shpresojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej për të mirën e përbashkët!