Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Një nismë me karakter sportiv

Shkodra Sport Event eshte nje nismë me karakter sportiv , e krijuar ne muajin Qershor, të vitit 2018, nga z. Jetmir Podgorica. Ne organizojme evente te ndryshme sportive në futboll, basketboll, volejboll, atletikë, shah, bilardo, tenis, ping-pong etj. Eventet tona organizohen ne Shkodër, në një qytet 2500 vjeçar, i cili është në kufi me Malin e Zi. Staf drejtues eshte i miretrajnuar, ku secili prej tyre eshte i certifikuar ne fushen perkatese ku ben pjese.

Historiku

Shkodra Summer Cup dhe Autochthonus

Dy eventet më të mëdha për ne janë ‘’Shkodra Summer Cup’’ dhe ‘’Autochthonous’’, për moshat U-7 deri U-19 dhe femra. Organizimet tona lidhen edhe me vlerësimin e figurave të ndryshme sportive , te cilët kane dhënë një kontribut shumë të madh për sportin shqiptar, duke i kushtuar kështu një organizim te veçante për to.

Historiku

Retro Sport

Gjithashtu ne kemi krijuar një rubrike te veçante në strukturën tonë organizative, duke krijuar emisionin Retro Sport, ku pasqyrojmë jetën sportive dhe jo vetëm të figurave mjaft të njohura sportive në qytetin e Shkodrës dhe me gjerë.

“Me një pjesë prej të ardhurave që mblidhen nga eventet, ne marrim nisma te ndryshme humanitare, duke ju gjendur pranë njerëzve në nevoje. Që nga krijimi i saj, Shkodra Sport Event ka ndikim te larte ne jetën sportive të qytetit të Shkodrës, duke u bere pjese e përditshmërisë sportive te jetës se çdo qytetari.”

Jetmir Podgorica