Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
Sukseset e K.F Malësia nuk kanë të ndalur
Një ndër sukseset e shumta që ‘‘Klubi i Futbollit Malësia’’ ka arritur nën udhëheqjen e trajnerit të palodhur z.David Camaj është promovimi i talenteve të futbollit nga Malësia në arenën ndërkombëtare.
Shembuj konkret janë : Driton Camaj, Xhonatan Dreshaj, Ilir Camaj, Elez Axhaj, Andrej Camaj , Ilirian Lulgjuraj , e shumë të tjerë , të cilët sot janë pjesë e niveleve të larta europiane.
Këto bashkëpunime me agjensi të huaja të vëzhgimit të lojtarëve sjellin frytet e tyre, ku më datë 11-15 prill dy lojtarë të talentuar Mattis dhe Manuel Stanaj do të jenë në stërvitje me dy klube të njohura gjermane. Një meritë të veçantë për këte sukses të jashtëzakonshëm ka edhe bashkëvendasi z. Rrok Gjonaj që nepërmjet tij talentet nga Malësia po arrijnë të promovohen në Europë.
Kjo eksperiencë do të jetë shumë e vlefshme edhe për trajnerin e mirënjohur z. David Camaj, ku pas trajnimeve dhe diplomave të niveleve më të larta të UEFA-s që prej 14 vitesh, tani do të punojë me ushtrimet më të fundit të shkollës së trajningut gjerman.
Ky sukses patjetër që ka nevojë për mbështetje, e cila asnjëherë nuk i ka munguar nga miqtë e z.Camaj, individ dhe shoqata nga Diaspora, biznesmena të shumtë dhe nga Komuna e Tuzit, e cila prej vitesh po mbështet punën e klubeve me meritokraci dhe rezultate të larta.