Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Trajnimi mental në sport nga prof.Fetah Veliu

Këshilla profesionale

Trajnimi mental ne sport

Thenjet epike: ” Në trupin e shëndosh qendron nje mendje e shëndosh”, ka analogjin edhe me ate qe themi ne ne sport:” Ne nje mendje, mentalitet te fuqishëm, qendrojne fuqishem edhe komponentet fizike, ato teknike dhe taktike.

“Sa ma te fuqishem te jemi mentalisht, po aq te fuqishem do te jemi emocionalisht dhe te suksesshem ne jete”!

Trajnimi mental, mundeson eficience maksimale te trurit ne zgjithjen e detyrave te parashtruara dhe te shfaqura psikologjike, fizike dhe ato organizative në lami e ndryshme profesionale, si edhe në disciplinat e sportit.

Trajnimi mental mbeshtetet ne standarde shkencore te metodologjise dhe teknikave trajnuese .

Mentalja, ne fiziken kuantive eshte energji, ndersa ne filozofin kuantive eshte ide, fryme.

Energjia mentale, kontrollon energjine fizike, ate emocionale dhe shpirterore. Sa me shume te jeni mentalisht te trajnuar, aq me shume jeni racional dhe funksional ne komponenten fizike, at emocionale dhe shpirterore. Gjate nje gare, aktiviteti sportiv, nese energjia fizike harxhohet ajo mentale rritet, si rezultat i racionalitetit psikologjik te trurit ne marrjen e informatave organizstive, ato neuromotorike…,!

Parashtrohet pyetja , a na duhet trajnimi mental ne sport? Nese kemi nje mendje te shendosh, efociente, qe prodhon nje trup organik te shendetshem, atehere pamedyshje do te kemi edhe nje fuksionalitet me te larte dhe me efikas fizik, teknik dhe taktik te nje individi, protagonisti sportiv!

Une ne shume ekspoze te mia profesionale ne fushen e mentales, kam prezentuar metodat dhe teknikat me bashkekohore mentale, te cilat mundesojne trajnimin e trurit ( plasticitetin neuronal, sinaptik).

Metodat dhe teknikat mentale, perveç qe trajnojne trurin, ato mundesojne edhe eficience racionale te marrjes, perpunimit dhe te interpretimit te informacioneve vizive, organizativo neuromotorike. Sa me i trajnuar mentalisht po aq me i programuar do te jeni edhe profesionalisht, me larte ne funksion dhe eficience te automatizmit neuromotorik.

Protagonistet spörtiv, garuesit te sporteve ekipore dhe ato individuale, në cilët do qoftë disciplina spörtive, duhet te trajnohen mentalisht nga trajnera mental te çartifikuar.

Nese bota perparimtare perendimore, perdor trajnimin mental, dhe ka trajnera mental ne shume disciplina profesionale dhe ato sportive, si edhe te gjitha ekipet sportive olimpike pjesmarrese ne olimpiaden qe po mbahet ne Paris të Francès, posedojne ne trupat teknike, profesionale, trajnera mental, dhe bindshem qendrojne me larte ne performance dhe rezultate, eshte fale trajnimit te vazhdueshem mental dhe te posedimit te trajnerave mental.

Nje individ, protagonist profesional sportiv i trajnuar me metoda dhe teknika te avansuara mentale, perveç qe truri i tij ka eficience te larte qetesie dhe funksioni neuronal te zgjithjes se detyrave organizative profesionale, garuese, ai trur garuesi, protagonisti sportiv, eshte me shume te njohura organizative, apo thene ndryshe nuk ka te panjohura dhe mbi gjithash eshte larte i programuar ne automatizem te veprimeve neuromotorike dhe performance te larte!.

Ne sportin kosovar, sidomos ate olimpik dhe profesional, trajnimi mental jo qe miret ne konsiderat, por eshte, tabu, teme, disciplin e pa njohur trajnuese!

Jemi deshmitar, nga viti ne vit ne korelacion komparativ, krahasimor, te shteteve evropjane me te vogla me popullat, me komunitet sportiv dhe te ekipeve sportive si ato te ; shteteve te Luksemburgut, Maltes, Andores, ishujve Faraou…, kane evoluar profesionalisht ne sport, ne vitet e fundit fale perdorimit te trajnimit mental, ndersa ne sportin dhe futbollin kosovare, ne vitin e fundit kemi ramje, dhe do te kemi edhe ne te ardhme ngecje ne evulim progresiv te vazhdueshem sportiv dhe te arritjev, pasi ne metodologjit trajnuese dhe programore sportive nuk perdoret trajnimi mental.

…, dhe e fundit, atje ne profesionet dhe sportet profesionale, ku mungon trajnimi mental, egziston padituria, te panjohurat, humbja, frika…, dhe demtimi i shendetit fizik dhe atij mendor!