Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
Xhamia e Plumbit, e 37 në botë për nga bukuria
Shkodra është e bekuar nga Zoti nga të gjitha anët, e bekimi i Tij është edhe mbi banorët e qytetit. Një nga figurat më të rëndësishme historike të qytetit të Shkodrës është Mehmet Pashë Bushati (lindja dhe ndërrimi i jetës) i cili drejtoi qytetin e Shkodrës për një periudhë të gjatë 1757-1775.
Krahas shumë veprave të ndryshme, siç mund të përmendim edhe Urën e Mesit, urën e Kirit (sot ura e Bahçallekut) e shumë të tjera, Mehmet Pashë Bushati, apo i njohur si Mehmet Pashë Plaku ndertoi Xhaminë e Plumbit. Kjo xhami shumë shekullore shtrihet buzë kalasë Rozafa, në një pikë takimi të tre lumenjve: Buna, Drini, Kiri, në një lagje të vjetër shkodrane që mban emrin ‘’Tabake’’. Me hijeshine e saj, kjo xhami na kujton Shkodrën e lavdishme dhe tërheq mijëra turistë çdo vit.
Xhamia u ndërtua në vitin 1773, dhe ishte një ndër xhamitë më të mëdha në Shqipëri, deri në gjysmen e parë të shekullit XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtoheshin xhami me përmasa shumë më të mëdha. Xhamia e Plumbit e merr emrin nga veshja e kubeve të saj me material plumbi. Poshtë minares së xhamisë ndodhet edhe varri i Mehmet Pashë Bushatit, i cili tashmë nuk është i dukshëm si shkak i përmbytjeve të shumta dhe shtresave të tokës.
Flitej se për të parë në dritaret e xhamisë duhej të qendroje siper një kali. Minarja e xhamisë nuk ekziston për momentin, si shkak i një goditje të një vetëtime në vitin 1967. Që nga viti 1967 nga ‘’Revolucioni Ideologjik e Kulturor’’, e deri më 16.11.1990 kjo xhami u përdor si magazinë nga sistemi komunist. Me rikthimin Haxhi Hafiz Sabri Koçit i cili është si pishtar i rikthimit të besimit, ku vuajti për 20 vite (4 qershor 1966 dita e arrestimit, 22 tetor 1986 dita e lirimit.
20 vjet, 4 muaj e 18 ditë burg) me radhë dënimin e padrejtë në burgjet e sistemit diktatorial, u rikthye shpresa për besimtarët mysliman për të ushtruar të drejtën e tyre të fesë. Më datë 16 nentor 1990, në një fjalim të tij para mbi 50.000 mijë qytetareve shkodran, haxhi hafiz Sabri Koçi ‘‘ligjëron’’ hapjen e besimit fetar në Shqipëri, në një tribunë të ngritur në oborrin e Xhamisë së Plumbit.
Merita të veçanta në mirëmbajtjen e kësaj xhamie ka edhe familja Myftia, e cila nga gjiri i saj ka nxjerr disa intelektual dhe fetar të shquar të Shqipërisë. Në shtëpinë shekullore të kësaj familje që gjendet pranë Xhamisë së Plumbit është strehuar një natë përpara ‘ligjërimit të besimit’’ në Shqipëri haxhi hafiz Sabri Koçi, dhe qilimat e kësaj familje janë shtruar më datë 16 nentor në xhami.
Me një marrëveshje të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, kjo xhami do ti nënshtrohet një restaurimi rrënjësor, duke mos rrezikuar më përmbytjen e saj. Xhamia e Plumbit pas restaurimit pritet të mirëpresë mijëra vizitorë të tjerë, pasi renditet si xhamia e 37 në bote për nga bukuria.