Autochthonous Cup, registrations are open!
Bizi dhe Kapllanaj drejt superligës greke

Shkodra Summer Cup nuk është vetëm një turne futbolli, por edhe një mundësi e artë për karrierën tuaj sportive.
Edicioni i tetë i “Shkodra Summer Cup 2025” ka percjellur emocione të reja për pjesëmarrësit , por edhe shumë risi.
Risia më e madhe ishte padyshim kategoria U-19, ku morrën pjesë ekipe nga trojet shqiptare , por për herë të parë pjesëmarres ishin edhe ekipe nga Nigeria dhe Gana, duke treguar një nivel të lartë futbolli. Në këtë kategori morrën pjesë mbi 20 agjente futbolli , duke krijuar mundësi të pafundme për lojtarët pjesëmarrës.
Dy nga talentet e “Akademisë Vllaznia” Sabion Bizi dhe Xhesild Kapllanaj janë ftuar nga F.C Panetolikos ekip i superligës greke për një provë 6 ditore në Greqi. Gjatë këtyre ditëve ato u aktivizuan në ndeshjen miqësore kundër skuadrës së njohur greke AEK duke patur një paraqitje shumë dinjitoze. Paraqitjet e tyre bënë që të pëlqehen edhe nga stafi teknik i ekipit F.C. Panetolikos duke hapur rrugën për zyrtarizimin e kalimit të tyre pranë këtij ekipi.
Kjo ftesë vjen nga paraqitja shumë e mirë në turneun “Shkodra Summer Cup”, ku Sabion Bizi u shpall edhe lojtari i së ardhmes për kategorinë u-19.
I urojmë suksese talenteve shkodran Bizi dhe Kapllanaj!








