Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
Shkodra Sport Event vlerëson futbollistët më të mirë
Duke u kthyer pas në kohë , në qershorin e vitit 2018 , aty ku ka zanafillën Shkodra Sport Event, na bie në sy edicioni i parë i ‘‘Shkodra Summer Cup’’. Ai edicion ishte padyshim më emocionuesi, pasi eksperienca mungonte, por dëshira për të bërë dicka të bukur për qytetin e Shkodrës ishte e madhe. Pas 3 ditëve të turneut , në ceremoninë finale ishte rradha për të vlerësuar më të mirët. Lojtarët e vlerësuar si më të mirët për pozicionet e tyre janë:
Golashënuesi më i mirë : Kevin Dodaj (Atletik)
Portieri më i mirë : Tomas Kiri (Vllaznia)
Mbrojtësi më i mirë : Eskid Lumci (Rozafa)
Mesfushori më i mirë : Ensar Tafili (Vllaznia)
Sulmuesi më i mirë : Kristi Bespalla (Arena Shijak)
Lojtari i së ardhmes : Kevin Dodaj (Atletik)
-Kevin Dodaj prodhim i akademisë ‘‘Atletik Klub Shkodra’’ luan për Vllazninë e Shkodrës në kategorinë superiore, ku në ndeshjen e UEFA Europa Conference League mes Valur-Vllaznia 2-2 , ai arriti të shënoj një supergol nga distanca.
-Tomas Kiri prodhim i akademisë ‘‘Vllaznia’’ pritet të luaj jashtë Shqipërisë në sezonin 2024-2025 , ku më përpara ka luajtur me ekipin e Tiranës në kategorinë superiore dhe ekipin e Kastriotit në kategorinë e parë.
-Eskid Lumçi prodhim i akademisë ‘‘Rozafa’’ luajti deri në moshën 16 vjeçare, ku për shkak të një lëndimi u detyrua të tërhiqej nga futbolli i luajtur.
-Ensar Tafili prodhim i akademisë ‘‘Vllaznia’’ është pjesë e ekipit të Vllaznisë së Shkodrës në kategorinë superior duke bërë paraqitje mjaft të mira.
-Kristi Bespalla prodhim i akademisë ‘‘Arena Shijak’’ sezonin e kaluar ka qënë pjesë e ekipit të Erzenit në kategorinë superiore , ndërsa për sezonin 2024-2025 pritet të luaj në një kampionat jashtë Shqipërisë.
Duke u nisur nga të dhënat e mësipërme dalim në përfundimin që vlerësimet e bëra nga stafi organizativ kanë qënë vlerësime korrekte dhe profesioniste.
Urojmë që futbollistët pjesëmarrës në eventet e organizuar të kenë sa më shumë suksese në karrierën e tyre sportive!