Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Intervistë me Madalena Rrotaj

Si ndiheni qe jeni pjesemarres per te dytin vit rradhazi me ekipin e Murlanit per femra ne Shkodra Summer Cup?

Ndihem shume e lumtur qe marrim pjese për te dytin vit radhazi ne Shkodra Summer Cup, duke zëne vendin e dyte me ekipin e Murlanit. Duhet te kujtoj qe edhe vitin e kaluar kemi zëne vendin e dyte, vetëm një muaj pasi qe ishim formuar. Padyshim ishte një tregues i punës mjaft te madhe qe behet me ketë element, dhe një kënaqësi shume e madhe për te gjithë ne.

Si e vlerësoni paraqitjen e ekipit tuaj ne ketë aktivitet? Paraqitja ne ketë aktivitet ishte mjaft e mire , ku qëllimi jone kryesor është edukimi i lojtareve tona. Jemi te kënaqur me dëshirën , vullnetin e pasionin qe vajzat shprehin , ku patjetër ka element për te arritur edhe ne nivele te larta te futbollit shqiptar dhe evropian.

Çfarë mesazhi keni për vajzat qe nuk merren me sport? Do te iu drejtohesha te gjithë prindërve qe te mbështesin fëmijët e tyre ne çdo fushe te jetës, e natyrisht edhe ne disiplinat sportive. Është e nevojshme qe prindërit te jene inkurajues qe vajzat e tyre te merren me sport, duke thyer mentalitetin qe futbolli është sport vetëm për djem, pasi është vajzat mund te luajnë shume mire futboll. Sporti te jep shume te mira, ku nder te tjera te nxit te rritesh ne mënyre te shëndetshme, te përmirëson aftësitë sociale, te largon nga veset jo te mira, ndihmon ne krijimin e miqësive te reja etj.

Ju falenderojme per intervisten tuaj!

Faleminderit juve! Kenaqesia eshte e imja.