Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

New Stars Cup 2023, North Macedonia

New Stars Cup 2023 Elite Referee Experience pjesë e Shkodra Sport Event ka përmbyllur me sukses turneun “New Stars Cup 2023”. Ky turne u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, në datat 7-10 shtator 2023, në të cilin ”Elite Referee Experience” u kujdes për arbitrat e këtij turneu. Në këtë turne prestigjoz ishin pjesëmarrës shtete nga Ballkani, ku në edicionin tjetër do të ketë pjesëmarrës edhe nga Europa. 18 arbitra nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria gjykuan me profesionalizem ndeshjet e këtij turneu. Serioziteti , mikpritja dhe organizimi fantastik me New Stars bën që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për edicionin e ardhshëm.