Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
Erdi Sopjani talenti i futbollit nga Prishtina
Futbolli është sporti më popullor në botë dhe një sport shumë i dashur për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Më 5 prill 2013 në familjen Sopjani ka gëzim, pasi në jetë vjen Erdi. Që në vogëli është gjithmonë i dashuruar pas topit të futbollit dhe në moshën 4 vjeçare nis zyrtarisht të luaj futboll. Prej disa vitesh ai është pjesë e ‘‘Shkollës së Futbollit Pro Prishtina’’ , ku çdo ditë ai stërvitet me shumë pasion nga trajnerat e tij. Ditë pas dite ai rritet profesionalisht ku tashmë njihet për driblimet e tij, goditjet e dënimit dhe penalltitë. Erdi mban në fanellë numrin 10 dhe ka dëshirë që ti përngjajë futbollistit botëtor Lionel Mesi. Që nga viti 2022 ‘‘Sh.F. Pro Prishtina’’ merr pjesë rregullisht në eventet e organizuara nga Shkodra Sport Event duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke rrëmbyer tituj të ndryshëm aty ku edhe Erdi ka spikatur me çmime të ndyshme si lojtari më i mirë i turneut, fitues i topit të artë , dhe fitues i kupës së artë. Talenti i tij nuk mund të kalonte pa u vënë re mes mijëra fëmijëve që marrin pjesë në turnetë e organizuara nga Shkodra Sport Event që nga viti 2018. Scoutat dhe agjensitë ndërkombëtarë të menaxhimit të lojtarëve kanë spikatur Erdin dhe tani ai është nën vëzhgim të vazhdueshem nga disa klube prestigjoze europiane. Videot e tij të futbollit janë ndër më të klikuarat në youtube për moshën e tij. Ëndrra më e madhe e Erdi Sopjanit është që një ditë të luaj për ngjyrat kuq e zi të kombëtares së Shqipërisë.
Urojmë që Erdi të bëhet një futbollist i niveleve të larta dhe puna e tij të shpërblehet!