Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Talenti shkodran Omer Lekaj nënshkruan me “Borussia Dortmund”

Qyteti i Shkodres është i njohur gjerësisht si qyteti ku erdhi për herë të parë futbolli në Shqipëri dhe si qyteti i talentave. Këtë herë kemi spikatur talentin Omer Lekaj, i cili ka nënshkruar me gjigantët gjermanë të “Borussia Dortmund”. I lindur në Shkodër, më 28 gusht 2014, në një familje me traditë sportive, Omeri që në moshë shumë të vogël kërkon të ndjekë rrugën e babait dhe xhaxhait të tij në fushën e futbollit. Në moshën 5 vjeçare regjistrohet në akademinë “Atletik” me trajner z.Elis Legata. Aty hedh hapat e parë dhe merr ndjesitë e para të te luajturit futboll. Pas dy viteve në akademinë “Atletik”, Omeri tashmë 7 vjeçar kalon në një tjetër akademi të mirënjohur siç është akademia “Scutari”. Në këtë akademi ka trajner z.Erjon Hasaj dhe xhaxhain e tij z.Senad Lekaj, të cilët për dy vite e ndihmojnë të përmirësohet edhe më shumë si futbollist. Ashtu siç e thamë edhe më sipër, Omeri vjen nga një familje me tradite sportive, ku nga familja Lekaj kanë luajtur futboll Hajrullahi, i biri i tij Iliri, Senadi dhe Arbeni. Më të spikaturit që kanë arritur në nivele të larta janë Hajrullahi dhe Senadi, i cili vazhdon të jetë ende aktiv në futbollin e luajtur dhe gjithashtu si trajner. Prej disa muajsh Omeri dhe familja e tij kanë zgjedhur për të jetuar në Gjermani, ku Omeri 9 vjeç, motra Arbjola 11 vjeçe dhe vellai Omejdi 8 vjeç, po aktivizohen në ekipin e “Herne”. Në ndeshjet rajonale të zhvilluara atje, Omeri është spikatur nga agjentët e “Borussia Dortmund”, ndërsa motra e tij Arbjola është spikatur nga disa ekipe të tjera të nivelit të lartë. Që nga muaji janar i vitit 2024 Omeri do të jetë pjesë e akademisë gjigante të “Borussia Dortmund”. Padyshim që ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Omerin dhe familjen e tij, por edhe për komunitetin e futbollit në Shkodër dhe më gjërë. Talenti i Omerit është spikatur edhe nga specialiste të ndryshëm në turneun ‘‘Shkodra Summer Cup’’ dhe ‘‘Autochthonous’’, ku ai është vlerësuar si lojtari më i mirë i aktivitetit. Arma e tij e fortë janë goditjet e dënimit, ku saktësia e tij shpeshherë ka bër që ekipi i tij të fitojë ndeshjen nga këto gola. Omeri stërvitet çdo ditë me përkushtim të madh për të arritur nivelet më të larta të futbollit, duke na bërë krenar ne si shkodranë dhe si komunitet i futbollit. Specialistat e “Shkodra Sport Event” vazhdojnë të vlerësojne me saktësi talentat siç është Omeri dhe shumë raste të tjera.

I urojmë përzemërsisht sa më shumë suksese Omerit!