Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Arijan Aliti me rekord historik

Të gjithë në Shkodër e kujtojnë djaloshin kaçurrels nga Shkupi. Gjithmonë i qeshur me të gjithë, shumë miqësor, dhe një portier me të dhëna shumë të mira.

Ai ka arritur një rekord që rrallëherë shikohet në futboll duke shënuar 5 gola në një ndeshje futbollit duke luajtur në rolin e portierit. Arijan Aliti vetëm 9 vjeç ka shënuar 5 herë nga vija e zonës së 5.5 m të portes drejt portës kundërshtare me një distancë rreth 60 metra largësi duke i habitur të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e kanë duartrokitur. Në dy sezonet e fundit ka shënuar mbi 50 gola për ekipin e ‘‘Kf Fortuna 2009’’ duke e ndihmuar skuadrën e tij drejt sukseseve. Në edicionin e 5 të turneut ‘‘Autochthonous’’ të organizuar nga Shkodra Sport Event, ai është shpallur portieri më i mirë. Skuadra e tij ‘‘ Kf. Fortuna 2009’’ e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur z.Safet Ademi është shpallur kampion për kategorinë u-9 në këtë turne. Në sezonin 2022-2023 është shpallur portieri më i mirë në Maqedoninë e Veriut nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

Arijani këtë sukses ia kushton familjes së tij, e në veçanti babait të tij Adnanit, i cili nuk mungon asnjëherë në seancat stervitore apo ndeshjet e tij.

Ne e mirëpresim ekipin ‘‘ Kf. Fortuna 2009 ’’ në Shkodër, më datë 27-28-29 nëntor, në edicionin e gjashtë të turneut më të madh në trojet shqiptare ‘‘ Autochthonous’’.