Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
Kombëtarja u-18 me 4 shkodranë në organikë

Kombëtarja e Shqipërisë u-18 ka luajtur ditën e martë, në orën 12:00, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Malit të Zi.
Krahas lojës së bukur dhe fitores së kuqezinjve me rezultatin 2-0, ra në sy edhe aktivizimi i 4 shkodranëve siç janë: Tomas Kiri, Aron Jukaj, Egert Selmani, dhe Ensar Tafili.
Shkodra Sport Event ka kënaqësi të veçantë në aktivizimin e tyre, pasi këto lojtare janë vlerësuar nga këshilli organizativ i Shkodra Summer Cup 2018 dhe Shkodra Summer Cup 2019 si më të mirtë në rolin e tyre.
Ne urojmë që të vazhdojnë sukseset në karrierën e tyre dhe një ditë të veshin fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë dhe atij kombëtar!




