Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Ndeshje bamirësie për Klevis Gjelucin

Ka përfunduar me sukses aktiviteti i zhvilluar ditën e sotme , më datë 23 tetor 2022, në stadiumin ‘’Reshit Rusi’’, që u zhvillua në shenjë solidariteti për qytetarin Klevis Gjeluci

Ky aktivitet bamirësie u zhvillua nga ‘‘Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër’’ me drejtues z. Lazër Matija dhe Shkodra Sport Event me drejtues z. Jetmir Podgorica, në nder të ish futbollistit të moshave dhe tifozit të zjarrtë të futbollit Klevis Gjeluci.

Në këtë takim luajtën ‘‘Veteranët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër’’ me miqtë nga Prizreni të ‘‘Klubit të Futbollit të Veteranëve Republika’’ , takim që u fitua nga shkodranët me rezultatin 4-0, ku natyrisht qëllimi i takimit nuk ishte rezultati. Golat u shënuan nga Valmir Kurti, i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes, Erion Mandi, Eli Dervishi, dhe Klazër Shkëmbi.

Në përbërjen e shkodranëve ishin këto emra : Fabiol Rexhepi, Xhorxho Preka, Armando Rrashketa, Denis Çokaj , Onur Karakaçi , Klazër Shkembi, Fatmir Marku, Valmir Kurti, Eli Dervishi, Erion Mandi, Bledar Marshija, Ardit Mani, Kastriot Preka, Hysen Zmijani, Jetmir Podgorica , të cilët u drejtuan nga profesori i nderuar zotnia i tij Fatmir Paçrami.

Miqtë nga Prizreni paraqitën me këto emra: Demir Demiraj, Liridon Morina, Jeton Thaqi, Fatmir Çuni, Besnik Brahaj, Milaim Demiraj, Fatmir Kryeziu, Ruzhdi Dellova, Kasum Fazliu, Milot Qafleshi, Xhavit Osmanollaj, Lulzim Ferati, Afrim Azizi, Arben Gashi, Azem Gashi, Faton Ramadani, Festim Avdyli, Hilmi Bytyqi, Arben Morina , të cilët u drejtuan nga trajneri i mirënjohur Destan Kabashaj (La Tun).

Kësaj ndeshje vëllazërore ia shtoi vlerat ish gjyqtari i kategorisë superiore në futbollin shqiptar dhe humanisti i njohur z.Agron Kastrati, i cili gjykoi këtë ndeshje me shumë korrektësi.

Në fund të takimit, në ceremoninë përmbyllëse të këtij aktiviteti bamirësie të drejtuar nga gazetari me përvojë shumëvjeçare z.Genc Kastrati , u shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrësit dhe si dhuratë simbolike një top futbolli për Klevisin. Ky top është firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zërë një vend të rëndësishëm në dhomën e Klevisit, si një kujtim i dashamirësisë ndaj tij nga komuniteti i sportit.

Të ardhurat e mbledhura në këtë aktivitet do të shkojnë në familjen e Klevis Gjelucit, për t’iu gjetur pranë në këtë moment të vështirë.

Kjo ndeshje simbolike shpreh qartë dashamirësinë, respektin , dhe ndjenjat njerëzore për raste të tilla, karakteristika këto të kombit shqiptar.

I dëshirojmë shërim të shpejtë djaloshit shkodran!