Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
![](https://www.shkodrasportevent.com/wp-content/uploads/2022/10/311718300_541606561300257_5173987495663857605_n.jpg)
SHRFSH dhe SSE mirëpresin ekipin e ‘KFV Republika’ për një ndeshje bamirësie për Klevis Gjelucin
Shkodra, qyteti i kulturës, artit , mikpritjes, sportit e qytetarisë ka nderin të mirëprese ekipin e ‘‘Veteranëve të futbollit të Prizrenit’’ KFV Republika për një ndeshje miqësore bamirësie.
Me një organizim nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër me drejtues z.Lazër Matija dhe Shkodra Sport Event me drejtues z. Jetmir Podgorica, do të zhvillohet një miqësore me qëllim bamirësie për djaloshin shkodran Klevis Gjeluci, i cili prej 3 javësh ndodhet në gjendje koma si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ndeshja do të zhvillohet në Shkodër, ditën e diele, më datë 23 tetor 2022, mes ekipit të veteranëve të Prizrenit ‘’KFV Republika’’ dhe veteranëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër’’.
Në fushë do të zbresin lojtarë të mirënjohur të Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, të cilët kanë mbrojtur me nder fanellat që kanë luajtur ndër vite dhe do të drejtohen nga trajneri me përvojë z.Fatmir Paçrami dhe zyrtari i klubit z.Hysen Zmijani. Vlerën këtij aktiviteti ia shtojnë miqtë nga Prizreni, të cilët janë figura emblematike të këtij sporti në Kosovë e më gjërë, ku meritë kryesore për këtë organizim kanë trajnerët e nderuar z.La Tun dhe z.Jeton Thaqi , gjithashtu zyrtari i klubit z.Festim Avdyli.
Ndeshja do të drejtohet nga arbitrat veteran të Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër me në krye z.Dritan Salaj.
Të ardhurat nga ky dhurimet e pjesëmarrësve në këtë aktivitet do të shkojnë për shërimin e Klevis Gjelucit, i cili ka qënë pjesë e grupmoshave të futbollit në Shkodër si dhe një tifoz shumë aktiv me tifogrupin e parë shqiptar ‘’Vllaznit Ultras’’.
Klevisi dhe familja e tij njihen gjerësisht në Shkodër për edukaten, sjelljen e mirë dhe kulturën e treguar ndër vite duke u bërë një shembull për tu marrë nga të gjithë.
Ne i premtojmë Klevisit që kur të shërohet do të ia bëjmë festën në stadium, aty ku ai ka zemrën dhe shtëpinë e tij të dytë .
Ne duhet të kujtojmë gjithmonë shprehjen : -‘’Kush shpëton një jetë, sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin’’.
Për të ndihmuar financiarisht familjen e Klevisit , ju mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
![](https://www.shkodrasportevent.com/wp-content/uploads/2022/10/140918568_3717896488286913_6329737456560696996_n-1-1024x768.jpg)
![](https://www.shkodrasportevent.com/wp-content/uploads/2022/10/292432071_5347874521955760_2954789028245377142_n-1-768x1024.jpg)
![](https://www.shkodrasportevent.com/wp-content/uploads/2022/10/Foto-1024x578.jpeg)
![](https://www.shkodrasportevent.com/wp-content/uploads/2022/10/311718300_541606561300257_5173987495663857605_n-1-1024x568.jpg)