Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

‘’Shkolla e Futbollit Kika’’  model suksesi

Më 1 korrik të vitit 2018 , në fshatin Hogosht u krijua ‘’Shkolla e Futbollit Kika’’  , si një mundësi për të rinjtë e fshatit dhe më gjërë që të ndjekin ëndrren e tyre për të luajtur futboll.

Fillimet gjithmonë janë të vështira, por me punen e palodhur të kryesisë së ‘’SH.F.KIKA’’ me në krye z.Mërgim Kastrati sot numërohen mbi 100 fëmijë që zhvillojnë stërvitje çdo ditë nga mosha 7 deri në 16 vjeç me transport të siguruar për në stërvitje dhe lojëra.

Fëmijëve dhe kryesisë së klubit një mbështetje të jashtëzakonshme ia jep edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës Lirim Kastrati, ku ndër të tjera ka dhuruar një minibus shumë komod për fëmijët.

‘’Shkolla e Futbollit Kika’’  merr pjesë në garat e regjionit të Gjilanit me moshat U-13, U-15 dhe U-17 me 4 trajnerët Mërgim Kastrati , Augent Latifaj , Fatmir Beqiri , Urim Kastrati të kualifikuar nga FFK dhe UEFA, ku falë punës së tyre të palodhshme dhe dëshirës së fëmijëve, kjo shkollë futbolli rënditet ndër vendet e para të çdo gjenerate.

Turnetë brënda dhe jashtë Kosovës janë tashmë të përvitshme , ku fëmijet kanë mundësinë të garojnë me bashkëmoshatarët e tyre europian. Disa nga turnete që ‘’SH.F.KIKA’’ ka marrë pjesë janë ‘’Dalmatiko Cup’’ në Kroaci , ‘’Ulpiana Cup’’ në Durrës dhe në edicionin e pestë të turneut ndërkombëtar ‘’Autochthonous’’ në Shkodër, organizuar nga Shkodra Sport Event.

Për herë të parë ‘’SH.F.KIKA’’ ishte pjesëmarrëse në edicionin e pestë të turneut ndërkombëtar ‘‘Autochthonous’’ zhvilluar nga Shkodra Sport Event më datë 28-29 nëntor 2022 në Shkodër.Në këte turne morrën pjesë 18 ekipe me një konkurencë shumë të fortë në gjeneratën U-13 , aty ku ‘’SH.F.KIKA’’ zuri vendin e dytë, pas humbjes në finale me penallti.

Drejtuesit dhe fëmijët e ‘’SH.F.KIKA’’ hyn në zemrën e çdo pjesëmarrësi me lojërat e bukura të zhvilluara dhe me sjelljen mjaft të mirë të treguar në çdo moment.

Dëshirojmë që ‘’Shkolla e Futbollit Kika’’ të jetë pjesëmarrëse përsëri në eventet tona dhe i urojmë suksese në garat që ajo merr pjesë!