Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!

Turneu ”Autochthonous” , Edicioni i gjashtë

Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Federatën Shqiptare të Futbollit , Klubin e Futbollit Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër në nder të festave të 28-29 nëntorit zhvilloi edicionin e gjashtë të kupës “Autochthonous”  për kategoritë U-7, U-9 , U-11, U-13 , U-15 me pjesëmarrjen e 45 ekipeve me mbi 1000 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Këtë vit ky turne tradicional mbarëkombëtar u zhvillua me moton ‘‘Ndjenja patriotike sportive bashkon dhe nuk njeh kufi’’.

Një nga pikat kulmore ishte ceremonia zyrtare e përvitshme e dorëzimit të flamurit shqiptar, ku Arijan Aliti (Fortuna, Hasanbeg, Maqedoni e Veriut) ia dorëzoi flamurin ekipit të EMV Rinia (Tiranë, Shqipëri).

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij turneu , ku së bashku festuam 28-29 nëntorin!

Falenderojmë përzemërisht për mbështetjen e këtij eventi : Liderin e hotelerisë në Shkodër dhe Velipojë ‘‘Dani Group’’,  ‘‘Tv1 Channel’’ si partner mediatik ekskluziv e këtij turneu. Pjesëmarrësit u akomoduan në hotelet luksoze të ‘‘Dani Group’’. Fëmijet zhvilluan ndeshjet e tyre në kushtet mjaft komode dhe moderne në ‘‘Kompleksin Sportiv Lici’’, ‘‘Kompleksin Sportiv Bahçallek Arena’’ dhe stadiumin ‘‘Reshit Rusi’’ . Gjykimi i ndeshjeve të këtij turneu nga ‘‘Kolegjiumi i Arbitrave të Futbollit Shkodër’’ me kryetar z.Dritan Salaj, bëri të mundur gjykimin me shumë korrektësi të ndeshjeve.

Së shpejti në eventin e radhës!  

Shkodër “Autochthonous” 2023